TEKSTESHQIP

Gëzim Zherka
Elegji Për Elton Zherkën
Lyrics

Edhe sot, më duket ti dëgjoj
hapat e tu dhe hijen tënde përqafoj,
për një çast, mendoj se je këtu,
të flas, o shpirt.. sa shumë më ke mungu.

Fotografinë tënde e ruaj,
do të jetoj gjithmonë me mall,
e vitet dhimbjen nuk do ta shuajnë,
do të kujtoj unë sa të jem gjallë.

E ti je lart dhe po më sheh,
më fal që ndonjëherë qaj
por më mungon dhe ti nuk je,
gjithmonë në zemër do të të mbaj.

Do jepja gjithçka sikur të isha në vendin tënd,
se kjo jetë pa ty është shumë e rëndë.

Lamtumirë, jo nuk të thashë dot
kjo është lamtumira ime, bir të dua fort.

Fotografinë tënde e ruaj,
do të jetoj gjithmonë me mall,
e vitet dhimbjen nuk do ta shuajnë,
do të kujtoj unë sa të jem gjallë.

E ti je lart dhe po më sheh,
më fal që ndonjëherë qaj
por më mungon dhe ti nuk je,
gjithmonë në zemër do të të mbaj

por më mungon dhe ti nuk je,
gjithmonë në zemër do të të mbaj.

DËRGOI: