TEKSTESHQIP

Hunays
Elhamdulilah
Lyrics
(Feat. Nusret Kurtishi)

Yjet në shkëlqim, netët zbukurojn
Dielli hëna pa pushim, Ty t’falenderojn
Flladi në mëngjes, zemrat gjallëron
Toka qielli çdo krijesë,Ty t’falenderon

REF…
Elhamdulilah për dritën në jetë
Elhamdulilah për rrugën e drejtë
Elhamdulilah për shpirtin e qetë
Elhamdulilah për fatin që na pret

Çdo fije që mbinë, shiu kur pikon
Mali fushi n’gjelbërim, Ty t’falenderon
Ti ja dhe lirinë, trupit që frymon
Shpirti e gjen rehatin, kur t’falenderon

Ndonjëherë një fjalë, zemrën e gëzon
Robi Yt ndjehet i gjallë, kur t’falenderon
Elhamdulilah, t’mirat na i shton
O Zot gjithçka që ke fal, Ty t’falendero

DËRGOI:
INFO
Nisur nga dëshira për të na dhuruar diçka artistike që do të mbetet në videotekën shqip, materiali muzikor ka ardhur para publikut i plotësuar nga sfera vizuale me videoklip muzikor, për të cilin u përkujdes Galaktika Pictures. Ky videoklip u publikua më 6 Tetor 2023. Këngën e kompozoi Mevlan Kurtishi, ndërsa për fjalët e këngës është kujdesur Fidush Aliu.