BIOGRAFIA: Lora Braha është një këngëtare e njohur. Ky nuk është rasti i parë, por as i fundit që motrat ndjekin shembullin e njëra-tjetrës, në rastin konkret, në muzikë. Kështu ka bërë motra e këngëtares së njohur Mihrie Braha, Lora, e cila edhe pse ushtron profesionin e ekonomistes, merret edhe me muzikë. Ajo ka filluar të këndojë qysh fëmijë në aktivitete të shkolles dhe me siguri, edhe prania e Mihries në këtë fushë e ka ndihmuar shumë. Në shumicën e rasteve punojnë me të njëjtin ekip bashkëpu...