Mahmut Ferati & Shaqir Cërvadiku - Kanga E Baxhanakëve Lyrics
Çifteli t'ka hije veni
Oh sa mirë po t'shkon dyzeni
Me qef telat jam tu i dridhë
Du me knu kangën ma t'mirë
Kanga e mirë ta shton marakun
Kur e knon për baxhanakun
Lezet ka neja e sofra
Gratë mes veti kur jane motra
Shije ka çaji e kafja
Kur dy motra jane kunata
Kush me vëlla s’don me hy n’hak
Le ta kqyrë si baxhanak
REF. 2x:
Baxhë, baxhë baxhanak
A po vjen me nejt pak
Vij per pak e rri me bujtë
Se me u nda s'jemi tu mujtë
A ka çaj o baxhë për mue
Hiç pa m’thanë e kam përvlue
Me nji shpi t’kisha pasë vëlla
S'kishim mujtë kaq shpesh me u pa
Mos me pasë baxhën me veti
S’ka pushimi pikë lezeti
Kush pa baxhën n’pushim shkon
ma shumë lodhet se pushon
Një ditë shkon po s’ec e dyta
Ke me thane “veten e myta”
N’dash me ikë prej kësaj rrëmuje
Merr’ me veti vellaun prej gruje
REF. 2x:
Baxhë, baxhë baxhanak
A po vjen me nejt pak
Vij per pak e rri me bujtë
Se me u nda s'jemi tu mujtë
Kur ma nis baxha selamin
Bashkoj xhezven me filxhanin
Bahet kafja me kajmak
Kur e pin me baxhanak
Hiç sheqer mos me pasë
Ambëlsohet prej sevdasë
Kush ia din grus kimetin
Ia ban baxhës muhabetin
Sebep gruja n'këtë dynja
Mos me mbetë burri pa vëlla
Sado fjalë me thanë, është pak
Mos t'lashtë Zoti pa baxhanak!
REF. 2x:
Baxhë, baxhë baxhanak
A po vjen me nejt pak
Vij per pak e rri me bujtë
Se me u nda s'jemi tu mujtë
Mahmut Ferati & Shaqir Cërvadiku Publikimi:16/12/2020 Muzika:Fatmir Muja Teksti:Fatmir Muja Orkestrimi:Rrahman Kryeziu Çifteli: Blerim E. Brahimi
Realizimi Në Studio: Rrah Dhe Ethno Music
Ndihmuan Realizimin: Leutrim Gashi, Bardhyl Mjekiqi & Halil Halili
Videorealizimi: Epic Production
Koordinator: Bashkim Krapi
Mahmut Ferati & Shaqir Cërvadiku - Kanga E Baxhanakëve Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kanga E Baxhanakëve".
3. Video është e këngës "Kanga E Baxhanakëve", por nuk këndohet nga Mahmut Ferati & Shaqir Cërvadiku.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.