TEKSTESHQIP

Mariza Ikonomi
Mama
Lyrics

Dielli më zgjon
Nga ajo dit’
Jetën dhuratë e kam un’ nga ti
As frym’ as shpirt
Mos ishe ti
Ty që m`i fale,
ti kthej un’ pa frik’
Je për çdo fëmijë
Ti fjala e parë kur lind.

Mama
Ti që më dhe gji
Mama
Je gjakun im
Mama
Fjala e zemrës dhemb!
Mama
Në buzë të kam çdo moment

Fjala kur sapo lind
Fjala dhe n’agoni uaaauuu
Mama

Shpirti të ndjen
Dhe kur t'kam larg
Dhimbjet e mia veç ti i shëron
Çdo pik` lot
Emocion
Me ty çdo sekond’
Zemra ime me tënden jeton
Nuk ka largësi,
se zëmra me tënden...

Mama
Ti që më dhe gji
Mama
Je gjakun im
Mama
Fjala e zemrës dhemb!
Mama
Në buzë të kam çdo moment

Fjala kur sapo lind
Fjala dhe n’agoni uaaauuu
Mama
Je për çdo fëmijë
Ti fjala e parë kur lind.
Maaaaaaa Mama