TEKSTESHQIP

Hana Jahaj
Ty Tropojë
Lyrics

E kujtoj me mallëngjim,
Çdo rrugicë t'qytetit tim,
Ku e mësova jetën si fëmijë,
Dhe ishim të ri, me t'vërtetë i ri (2X)

Ref.:
Ty Tropojë ngado që shkoj,
T'kam në zëmër nuk të harroj,
O sa mallë që kam për ty,
Një kafe në Shesh ta pi...
Tek ty zgjohen babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra më janë vra,
Keq gurbeti na ka nda...

Atje flejnë ëndrrat e mija,
Ku më pret përherë shoqnija,
Në ahengjet familjare,
Ta knojmë këngën qytetare (2X)

Ref.:
Ty Tropojë ngado që shkoj,
T'kam në zemër nuk të harroj,
O sa mallë që kam për ty,
Një kafe në Shesh ta pi...
Tek ty zgjohen babë e nanë,
E gjithçka që unë kam lanë,
Shpirti, zëmra më janë vra,
Keq gurbeti na ka nda...