TEKSTESHQIP

Nusret Kurtishi
Mëshirues
Lyrics
(Feat. Adem Ramadani)

* Lutju Zotit me t’udhëzue
* Ndash prej zjarrit me shpëtue

* Nëse do xhennetin me gzu
* Me Islam duhesh me jetu

* Kur vjen dita shpirtin me dhan
* Me shehadet dynjan me lan

* Jeta n’dynja një dit kryhet
* Kur vjen vdekja nuk i dihet

REF…
Mëshirues Ti je o Zot
Po të lutem thuaj me lot
Kur e qet ne sexhde ballin
Veq Allahut qaja hallin
Mëshirues Ti je o Zot
Po të lutem thuaj me lot
Kur të dal un prej ksaj bote
Du mem prit mëshira jote

* Çdo namaz ti përjetoje
* Sikur t’fundit vlla mendoje

* Ndoshta kjo ësht dita jote
* Kur do t’ndahesh prej ksaj bote

* Bëj dua me lotët në sy
* Aman falëm Ti Jarabbi

* Pos xhennetit tjetër s’kërkoj
* Edhe pse nuk e meritoj
INFO
Ky materiali muzikor erdhi në ekranet tona i përpunuar mjaft këndshëm edhe me anë të një videoklipi, të cilin e krijoi BUG Production. Videoklipi u publikua me datë 11 Mars 2024. Për melodinë dhe për fjalët e këngës është kujdesur Kreshnik Avdiu, teksa kënga vjen me arranzhim nga Mevlan Kurtishi.
Rryma muzikore:
Ilahi
Renditja:
Top 200