TEKSTESHQIP

Produkt 28
Raundi I Fundit
Lyrics

Rap 1:Ne nje lagje metropoli
Dikush erdhi ne jete.
Aksident e quajten,
S’e quanin dot jete.
Nje numer me shume
Thjesht per statistike.
Te lindesh I vdekur
Vetem rruga te behet mik.
Nuk I njihte rruget e fatit
Dhe pse fati e nxorri ne rruge
Puthja me e ngrohte per te.
Do ishte vetem nje plumb.

Une asgje nuk humb.
Se asgje nuk kam pasur.
U mundova me kot,
Ne cdo pengese qe kam hasur.
E kerkova fatin
Ne cepat e ketij qyteti.
Kembezbathur eca.
As e gjeta,as me gjeti.
Se me vune nje emer.
Nuk me pyeten ne e doja
Nje skenar I lexuar,
Dikush tjeter e ka shkruar
Dhe meshiren s’e dua
Rri I qete o Zot.
Dashuria ime e vetme
Eshte kjo dhimbje e ngrohte.
Se kjo bote nuk ka heroj.
Mite qe nuk vdesin.
Jemi vetem kafka.
Qe rradhen po e presim.

Ref:Ketu hapin do ndalesh,
Nga rruga do dalesh dhe ti.
Rrembei kesaj jete
Frymemarrjet qe mbeten cdo dite.
Do marresh fryme.
Do gjesh parajsen dhe ti.

Trego driten ti o Zot.
Nga mekati na shpeto.
Kemi humbur rrugen tone.
Dhe bota kaq e etur
Ne humnere po zhduket tej.
Hiq demonet qe tundojne.
Hape qiellin na meso.
Te verbuar s’dime ku shkojme.
Dhe bota kaq e etur
Ne humnere po zhduket tej.

Rap 2:Jetojme ne xhungel
Te gjithe kane nje fytyre.
Mbrojne te gjithe nje moral.
Shite shpirtin per te hyre.
Jane prostituta fati.
Ushtare qe vetem binden
Te mbijetosh behet sllogan.
Ne maje nuk mund te ngjitesh.
Si gjarperinj te vegjel
Lekuren e humbasin
Por dine dhe ta riblejne
Se kane helm por nuk te vrasin.
Je lypes emocionesh
Kerkon trupa ku te shfrehesh.
Pasjone te ndyra
Meson veten dhe genjehesh
Je ti si te tjeret
S’jane te tjeret si ty.
Dje do ndryshoje boten
Sot te shtyp ajo ty.

Me shiko ne sy.
Germo brenda vetes.
Gjej motive te tjera.
Anonim nuk do te mbetesh.
Se falas ne kete bote.
Ta dish eshte vetem vdekja
Dhe pse cmimi I saj
gjithmone mbetet jeta.
Do djersitesh,do lodhesh.
Ke per tu rrezuar.
Por gongu nuk ka rene
Ky raund nuk ka mbaruar.

Rap 3:Ka patur edhe njerez
Qe kurre nuk kane heshtur.
Te tjere kane luftuar
Dhe kurre nuk jane stepur.
Shenjtore te burgosur
Brenda trupash njerezore.
Perballe vdekjes qeshen
Dhe ia lane veten ne dore.
I zevendesuan parate,
Kerkuan parajse.
Flaken tej pushtetin
Per te degjuar nje me fal.
Te falesh eshte hyjnore
Do gjesh driten edhe ti.

Nga kjo bote dua nje cep
Ku me veten te rri!!!

Ref:Ketu hapin do ndalesh,
Nga rruga do dalesh dhe ti.
Rrembei kesaj jete
Frymemarrjet qe mbeten cdo dite.
Do marresh fryme.
Do gjesh parajsen dhe ti.

DËRGOI: