TEKSTESHQIP

Tiri Gjoci
Me Goten Bosh
Lyrics

Ç’dreqin paske sonte ty pija s'të merr,
dhe një tjetër gotë për shpirtin tim që dhemb,
një tjetër fund dhe një mësim e nxjerr
do që historia tjetër fund të ketë,
veten ha me dhëmbë sado i fortë të jesh,

Ti gjysmën tjetër jo s'do mund ta kesh
Po të mbaj dhe pak,
Lutem të mos shkosh,
Vetëm ty te kam,
Gota ime bosh...

Mos më tradheto
Ti nuk je ajo
Dua të rrefehem
Më mungon ajo
Jo ti mos guxo
Mos më ngushëllo
E të më gënjesh
Jo nuk ka një tjetër si ajo

Nga mungesa jote kjo vetmi më trëmb,
Dua ta harroj e mos kem asnje peng,
Një overdozë dhimbje po më çmend

Sot jemi njesoj ti gota ime bosh,
Ti e zbrazur po kërkon të më lëndosh,
Por vetes unë i them që të jetosh

Mos më tradheto
Ti nuk je ajo
Dua të rrefehem
Më mungon ajo
Jo ti mos guxo
Mos më ngushëllo
E të më gënjesh
Jo nuk ka një tjetër si ajo

Mos më tradheto
Ti nuk je ajo
Dua të rrëfehem
Jo nuk ka një tjetër si ajo...

DËRGOI: