TEKSTESHQIP

Egzon Ibrahimi & Liori
Selam
Lyrics

Liori:
Selamu alejkum!
Egzoni:
Alejkum selam!
Liori:
Uroj të jesh mirë i dashur imam
Nëse më lejohet, ca pytje i kam
Se me zjarr në zemër jam

Egzoni:
Urdhëro, më thuaj djalosh i mbarë
Si mund të t'ndihmoj, ta largosh këtë zjarr
Si etja janë pyetjet, si uji përgjigjet
Ende je i vogël, pse zemra të digjet?

Liori:
I dashur imam,
Egzoni:
po djaloshi im!
Liori:
Lexoj Kuranin por kam një shqetësim
Mëshirën e shoh në gjithë këto ajete
Habitem pse njerëzit jetojnë veç për vete

Kam lexuar ngjarjet ç'bën Hazreti Musa
Faraonit t'egër i thotë fjalë të buta
Por dëgjoj ca njerëz që për fenë
më flasin
Fjalë të buta s'thonë, egërsisht m'bërtasin

Egzoni: O shpirt, o xhan,
Liori: O i dashur imam
Borxhli nuk jam, por ty borxh të kam:
Lexues nuk është ai që i mëson ca germa
Nuk bën punë leximi, nëse s'lexon zemra

Liori:

Kam lexu' imam Emrat më të Dashur
Allahu ka emrin I PASUR
Po çdo ditë po shoh njerëz që shesin n'rrugë
E disa kërkojnë lekë edhe për bukë

Egzoni:

Kujt i mbyllet zemra, nuk njeh këta emra
Edhe po i lexoi me miliarda germa
Një zemër e mbyllur dorën s'mund ta hap
Kush nuk i jep tjetrit vetes i hyn n'hak

Egzoni: Ka zëra si uji,
Liori: ka zëra si zjarri
Egzoni: Disa janë si toka,
Liori: disa janë si ajri
Egozoni: Secili të flet nga gjendja e vet
Liori: Shumë faleminderit, tani jam i qetë.