BIOGRAFIA: Mira Konçi është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop dhe e lehtë. Talenti i Mira Konçit u zbulua në fundin e viteve '80 nga kantautori Gjergj Leka. U organizua një koncert recital për prezantimin e saj në publik dhe u transmetua nga Radio Televizioni Shqiptar. Një mega-koncert, një mega-prezantim që bëri xhelozë këngëtarët më me zë të asaj kohe. Mira sillte një fryme të re në muzikën e atyre viteve që qante për ndryshim. Pas këtij prezantimi, Mira Konçi u bë protagoniste absolute e festivaleve të viteve në vazh...